Taksisti shqiptar që gjeti kuletën e Neuer: Harxhova 400 euro për t’ia kthyer, ai ma dha vetëm fanellën

Taksisti shqiptar, Hazir Stublla është bërë i famshëm së fundmi në Gjermani pasi e ka gjetur kuletën e Manuel Neuerit. Portieri gjerman e shpërbleu taksistin shqiptar për këtë veprim.

Por, Stublla e ka quajtur portierin gjerman si dorështrënguar pasi nuk ia dha shpërblimin e merituar, por vetëm një fanellë të firmosur.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar të gjithë historinë, duke theksuar se për të shkuar te Neuer kishte harxhuar 400 euro, por nuk i ka marrë akoma.

Mirëpo, duket se historia ka ndryshuar pasi fanellën taksistit ia ka blerë një televizion gjerman për 1 mijë euro.

“Një ditë përpara kisha edhe Mullerin, kam pas të tjerë artistë dhe janë shumë falënderues, që mos ti përmendim emrat. Neuer e njoha menjëherë dhe nuk kisha mundësi t’ia ktheja, po ja çova te shtëpia, e pash te dokumenti i identifikimit adresën. Vendosa t’ja bëja këtë gjest.

Ai hyri në taksinë time, unë e njoh menjëherë. Po ne taksistët kemi rregulla dhe nuk duhet të flasim. Thjesht e pyeta për adresën se kur do ta çoja. Unë bëra detyrën time. kam harxhuar diku 400 euro për ta gjetur. Pastaj televizionet më të njohura gjermane ma kanë kërkuar dhe e kam shitur për 1000 euro. Unë nuk isha fare për ta shitur, thjesht doja t’ja tregoja”, u shpreh ndër të tjera Haziri.