Taksistët paralajmërojnë shërbime më të shtrenjta

Kompanitë e taksive para kolapsit. Konkurrenca e pandershme dhe rritja enorme e çmimeve të derivateve të naftës e shkatërruan biznesin, thonë nga Shoqata e Taksistëve nga Maqedonia. Në dy muajt e fundit, xhiroja ka rënë me 50%, dhe 20 kompani kanë vënë çelësin në derë.

“Ne e dimë se është varfëri e madhe, qytetarët duhet së paku të shkojnë në spital, dhe ne kemi dashur, nuk kemi dashur, duhet ta rrisim çmimin”, tha Zoran Tomovski, nënkryetar i Shoqatës së Kompanive të Taksisë në Maqedoni.
Kostot e tyre janë rritur me 45% dhe furnizuesit e karburanteve dhe pjesëve të këmbimit kërkojnë paradhënie.

“Tashmë kemi filluar të thërrasim klientët tanë, pacientët, pasagjerët, studentët, nëse duan të voziten duhet të paguajnë paraprakisht, pra paratë, pastaj pas shërbimit, që fatkeqësisht është e vështirë për ta dhe për ne”, tha Gligor Arsov, pronar i taksi kompanie në Shtip.

Ata kërkojnë nga qeveria uljen e akcizave dhe taksave dhe kujdesin e vazhdueshëm të inspektorëve në terren.
“Inspektorët dalin dhe ndalojnë vetëm ata që kanë licencë, ndërsa taksistët ilegalë vetëm i përshëndesin”, shtoi Tomovski. Ata do të kërkojnë nga pushteti vendor që t’i lejojnë rritjen me 30% të çmimit të shërbimit, megjithëse janë të vetëdijshëm se fuqia blerëse e qytetarëve është ulur në minimum./FLAKA/