TAKSISTËT KËRKOJNË QË T’I JEPET FUND KAOSIT (VIDEO)

Makina të palicencuara dhe pa taksimetër, stacione të stërmbushura nga taksistët jolegal, taksi të palajmëruar, polic të pensionuar që vozisin makina taksie. Këto janë vetëm një pjesë e problemeve me të cilat përballen taksistët, ka informuar Sasho Rajçanovski, kryetar i grupacionit të autotaksi – transportues. Në konferencën për media, ai i ka bërë thirrje autoriteteve të dalin në teren dhe të zgjidhin kaosin me taksitë. Sipas tij, në rrugët e Shkupit vozisin 5000 makina, ndërsa licenca janë lëshuar për 2400 makina.

SASHO RAJÇANOVSKI, KRYETAR I GRUPACIONIT TË AUTOTAKSI – TRANSPORTUES

“Numri i të punësuarve është për tre herë më i vogël nga numri i taksistëve që punojnë në mënyrë jolegale. Mes tyre ka pensionistë që punojnë si taksitë, ndërsa problem më i madh janë policët e pensionuar, të cilët nuk dënohen ngase kolegu-kolegun nuk  e dënon. Në stacionet në Bit Pazar, Qendrën Klinike dhe Qendrën Transportuese shërbimet paguhen tri herë më shtrenjtë me çka prishet reputacioni i taksistëve”

Ai ka bërë thirrje autoriteteve të dalin në teren. Sipas tij, ka ligje, ka vendim të Qytetit të Shkupit dhe Rregullore me të cilën është rregulluar çështja e taksive.

Rajçanovski ka folur edhe për takimin që kanë pasur kohë më parë me kryetarin e Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

SASHO RAJÇANOVSKI, KRYETAR I GRUPACIONIT TË AUTOTAKSI – TRANSPORTUES

“I bëjmë thirrje autoriteteve të dalin në terren sepse e dimë se nëse ka vullnet për 10 ditë mund të zgjidhet kaosi me taksitë. Kryetari Shilegov premtoi se do të formojë polici komunale. Ne nuk e dimë se kur do të ndodh kjo, mund të kalojnë tre, gjashtë muaj. Ne kërkojmë tani menjëherë të dilet në teren. Ka ligje vetëm të njëjtit duhet të zbatohen”

Dy javë më parë përfaqësues të taksistëve legal ishin në takim me kryeministrin Zoran Zaev dhe atje i kanë shfaqur problemet me të cilat ballafaqohen. Rajçanovskia tha se nuk nevojiten takim dhe premtime por se është e nevojshme veprim në terren. Enis Murtezi /SHENJA/