Taksa rrugore Tetovë-Shkup për një vit, kushton sa 10 vite në Bullgari!


Në rast se një banor i Velesit punon në Shkup, vetëm për pagesën në pikat pagesore do të harxhoj 58.000 denarë, një banor i Tetovës 39.000, ndërsa në rast se udhëtoni nga Gostivari për në Shkup, taksa rrugore do t’ju kushtoj 68.000 denarë, Kumanovë-Shkup, 48.000 denarë. në këtë shumë nuk përfshihen ditët e uikendit dhe festat shtetërore, në rast se udhëton edhe gjatë këtyre ditëve do të paguani plotësisht.

Ndërkohë që në shumë vende evropiane ku përdoren vinjetat për një vit kushtojnë prej 4.000 deri në 10.00 denarë për vozitje të pakufizuar në gjithë territorin e vendit përkatës:
Hungari: 146 euro për një vit; Austri: 109 euro për një vit; Bullgari: 60 euro për një vit;

Një vit Tetovë-Shkup kushton sa 10 vite në Bullgari!
Taksa rrugore Veles-Shkup kushton 120 denarë vetëm në një drejtim, gjegjësisht 240 denarë ardhje vajtje, në raste se këtë shumë e shumëzojmë me të gjitha ditët e punës, për një vit një banorë i Velesit që punon në Shkup dhe udhëton çdo ditë do të paguaj afro 1.000 euro./Prizma