Takohen kryetarët e shtabeve ASH-AA: Tetova do të jetë shembull në zgjedhje për mbarë Maqedoninë!

Pandemia nuk ka ndërpre aktivitetet e koalicionit Aleanca për Shqiptarët-Alternativa në Tetovë. Kështu thonë kryetarët e dy shtabeve zgjedhore të këtyre partive në Tetovë, Shkodran Demiri dhe Arif Musa. Ata jan në kontakt dhe koordinim të vazhdurshëm që vazhdimin e fushatës ta presin sa më të përgatitur.

Demiri dhe Musa thonë se strukturat e koalicionit zgjerohen vazhdimisht, kurse anëtarësimet e reja janë të ditë përditshme.

“Vazhdimisht kemi thirrje edhe nga diaspora prej ku bashkëatdhetarët interesohen lidhur me të rejat e fundit për datën e zgjedhjeve, si dhe për procedurat për ardhje në vendlindje. Numër i madh i tyre janë të gatshëm të vijnë në vendlindjen dhe të votojnë për koalicionin fitues. Kjo shton optimizmin tonë se në Kuvendin e ardhshëm do të kemi numër rekord të deputetëve shqiptarë”, thekson Arif Musa nga ASH.

Shkodran Demiri nga Alternativa shprehet se Tetova po pergatitet për një proces të rregullt dhe masovik zgjedhor.
“Jemi në kontakt edhe me faktorët e brendshëm edhe me faktorin diplomatik për zgjedhje skandinave në Tetovë. Ftoj edhe partitë dhe koalicionet tjera të na bashkangjiten në këto përpjekje dhe Tetova të jetë shembull zgjedhor për të gjithë të tjerët”, thekson Demiri.