Takohen homologët e kryeqendrave shqiptare, Tirana mbushet me flamujt e Kosovës

Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, ka njoftuar se do ta pres në Tiranë kryetarin e Prishtinës, Përparim Ramën.
Veliaj ka thënë se mezi pret që EYC2022 të jetë edhe një platformë që përfshinë edhe të rinjtë e Prishtinës në mënyrë që të modernizohen Tirana e Prishtina.

Postimi i tij i plotë:
“Tirana e zbukuruar me flamujt e Shqipërisë dhe të Kosovës, teksa presim në Bashkia Tiranë Kryetarin e sapo zgjedhur të Prishtinës, Perparim Rama.
Mezi pres që #EYC2022 të jetë edhe një platformë për të rinjtë e Prishtinës e së bashku t’i modernizojmë kryeqytetet tona”, ka shkruar Veliaj në llogarinë e tij në Facebook.