Takimi Zaev – Thaçi, ja cilat pozicione i merr PDSH

Mandatari për formimin e Qeverisë Zoran Zaev sot paradite ka takuar kryetarin e PDSH-së Menduh Thaçi për të finalizuar marrëveshjen e bashkëqeverisjes.

PDSH në Qeverinë e re do të ketë pozitat e njejta me ministrin për investime, e cila pritet të shndërrohet në drejtori zv-ministër të Transportit dhe Lidhjeve sekretar shtetëror si dhe disa drejtori.

Po ashtu mësohet se Thaçi ka biseduar edhe për punësime të reja që do të realizohen gjatë periudhês së qeverisjes. PDSH është nga partitë e para që ka arritur marrëveshje me LSDM ndërsa këtë qëndrim e kishte shprehur edhe gjatë fushatës./INA