Deri më tani Bashkimi Evropian, ndërmjetës i bisedimeve Kosovë – Serbi, nuk është deklaruar për vendimin e Serbisë që të ndalojë vizitën e ministrit të Jashtëm të Kosovës Behgjet Pacolli në Novi Pazar.
Më herët gjatë ditës, Maja Kocijançiq, zëdhënëse e përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, bëri të ditur se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuciq do të takohen në Bruksel në fillim të shtatorit, pa e saktësuar datën.
Ndërsa, Kuvendi i Kosovës pritet që në seancën e pasnesërme të debatojë për dialogun Kosovë-Serbi.