Aleanca për Shqiptarët reagoi ashpër ndaj takimit Pendarovski-Mickoski. Sipas opozitës shqiptare me takimin e djeshëm u varrosur drejtësia në vend. Nga Aleanca akuzuan edhe partinë shqiptare në pushtet BDI-në për të cilët thanë se janë në gjendje të shesin çdo gjë për t’i shpëtuar drejtësisë për të gjitha krimet që kanë bërë.
Presidenti Stevo Pendarovski dhe kryetari i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski, vendosin dhe kryjnë presion mbi gjykatat dhe prokurorinë lidhur me aktin më të rëndë terrorist në shtet, dhunën ndaj institucionit më të lartë dhe të zgjedhurve të popullit. Për të legjitimuar gjithë këtë skandal, porosisin kryetarin e partisë shqiptare në Qeveri, Ali Ahmetin, që të del edhe të gjykojë në mënyrë edhe më të prerë se më 27 prill nuk ka pasur terrorizëm…. ata kurrë se hapën gojën, as për rastet e montuara ndaj shqiptarëve e as për amnistinë e vrasësit të Almirit të vogël”, tha Naim Bajrami nga Aleanca për Shqiptarët.