Takimi i përbashkët mes aktivistëve të AlternAtivA-s dhe ASH-së në Likovë

Koalicioni mes Alternativa-s dhe ASH-së, siç shihet, ka filluar të japë efekte pozitive në degët dhe nëndegët e të dyja partive.
Sot përfaqësuesit e të dyja partive u takuan në nivel nëndegësh në Likovë për të biseduar rreth aktivizimit politik brenda strukturave partiake.

Aktivistët e të dyja partive tash e një kohë të gjatë kanë filluar të shkruajnë nëpër rrjetet sociale: ” Ndryshimi tash më ka filluar”, ” ne jemi ndryshe”, “shtet për të gjithë”