Eva dhe Endri Dumani ishin përkatësisht 8 dhe 6 vjeç kur babai i tyre i rrëm*beu 6 vjet më parë dhe së bashku me ta shkoi drejt Sirisë për t’iu bashkuar xhihadistëve në Shtetin Islamik.
Një vit më pas gjyshja e tyre Mentije Dumani shkoi drejt Sirisë për të tërhequr fëmijët por edhe ajo mbeti atje e burgosur së bashku me fëmijët në kampin Al-Hawl deri sa ndërroi jetë disa javë më parë. Sot pas 6 vitesh mamaja e Endrit Mide Ndregjoni më në fund arriti të rishohë djalin e saj i cili ishte pjesë e grupit prej 5 personash të rikthyer nga kampi Al-Hawl në Siri.
Peng mbetet gjithsesi fakti që e bija Eva nuk pranoi të rikthehej duke iu fshehur autoriteteve që ishin futur në kamp për ta kërkuar.