Takim i ri sot, Zaev-Gashi

Kryeministri Zoran Zaev sot në ora 14:00 në Klubin e deputetëve do ta takoj përsëri kryetarin e Alternativës, Afrim Gashi.

Ndryshe Zoran Zaev e Afrim Gashi gjatë takimit të së hënës parimisht janë marrë vesh mbi aspektet programore, ndërsa vijon ndarja e resorëve. Jo zyrtarisht Alternativa pretendon ministrinë e Shëndetësisë dhe një zëvendëskryeministër në mesin e katër prej tyre sa momentalisht numëron Qeveria.