Takim i parë zyrtar i ministrit të financave, Fatmir Besimit me euroambasadorin Zhbogar

Ministri i Financave Fatmir Besimi sot realizoi takim me euroambasadorin Samuel Zhbogar dhe ekipin e delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Në takimin e parë zyrtar është biseduar për mbështetjen të cilën BE-ja ia dha vendit në periudhën e kaluar në kushte të pandemisë me Kovid-19, përmes disa instrumenteve të cilat Unioni ia la në dispozicion.

Bëhet fjalë për Instrumentin e BE-së për qëndrueshmëri sociale dhe ekonomike në vlerë prej 50 milionë euro, për të cilat pritet që deri në fund të shtatorit të nënshkruhet edhe marrëveshja financiare me çka mjetet do të vendosen në dispozicion menjëherë pas nënshkrimit 40 milionë euro do të dedikohen direkt kah mbështetja e sektorit privat përmes Bankës Zhvillimore në formë të linjës kreditore pa interes dhe mjete granti për mbështetje të punësimit të të rinjve përmes Agjencisë së Punësimit. Një pjesë e këtyre mjeteve në vlerë pre 10 milionë euro do të drejtohen në mbështetjen në sektorin e shëndetësisë dhe mbështetjes në procesin e afrimit të vendit drejtë standardeve evropiane.

Dy bashkëbiseduesit, siç informon pres-shërbimi i Ministrisë së Financave, kanë biseduar edhe për mbështetjen makrofinanciare nga BE-ja në vlerë prej 160 milionë euro për të cilën vendi tashmë i ka lidhur marrëveshjet e nevojshme dhe është dërguar kërkesë për tërheqjen e këstit të parë në vlerë prej 80 milionë euro e cila pritet të arrijë deri në fund të këtij muaji.

Ministri Besimi ka shfaqur kënaqësi nga bashkëpunimi i deritanishëm të cilin Ministria e Financave e ka me Delegacionin e BE-së në Shkup veçanërisht për mbështetjen në zbatimin e Programit për menaxhim me financat publike për të cilat BE-ja ka ndarë 18,6 milionë euro dhe i njëjti është në fazën e zbatimit. Njëherësh, është folur edhe për projektet që po vijojnë të cilat me ndihmën e BE-së po zbatohen në kuadër të Ministrisë në drejtim të përforcimit të funksioneve për planifikim të buxhetit, realizimin dhe kontrollin e brendshëm dhe përmirësimin e pagesës së të ardhurave dhe të përmirësimit të pagesës së të ardhurave dhe të politikës tatimore dhe doganore.

Euroambasadori Zhbogar e potencoi rolin e Ministrisë së Financave si hallkë kyçe në sistemin e zbatimit të projekteve IPA dhe ka theksuar se në të ardhmen duhet të punohet në përforcimin shtesë të kapaciteteve në drejtim të absorbimit më të madh të mjeteve nga instrumenti IPA.
Në takim që të dyja palët e kanë konfirmuar angazhimin e qartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.