Takim i liderëve nesër në orën …


Në Kabinetin e presidentit, Stevo Pendarovski nesër në orën 12:00 në vilën “Vodno” do të mbahet takim i liderëve, në të cilin do të marrin pjesë kryetarët e partive politike parlamentare të pozitës dhe opozitës, të cilat në zgjedhjet e fundit parlamentare fituan mandate të deputetëve me lista të pavarura.

Siç bënë të ditur nga Kabineti i shefit të shtetit, në takimin e liderëve është paralajmëruar prania e kryetarëve të LSDM-së, Zoran Zaev, të VMRO-DPMNE-së, Hristian Miskoski, të BDI-së, Ali Ahmeti, të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, të Alternativës, Afrim Gashi, të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami dhe të PDSH-së, Menduh Thaçi. Në takim do të marrin pjesë edhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dhe kryeministri Oliver Spasovski.

Video inserte dhe fotografi nga takimi do të dërgohen deri te mediet nga ana e Pres-shërbimit të Kabinetit menjëherë pas fillimit të takimit të liderëve. Deklaratat për medie pas përfundimit të takimit të liderëve, do të transmetohen në Servisin publik RTVM, në faqen e Fejsbukut të Presidentit dhe në kanalin në Jutjub.

“Për shkak të masave dhe rekomandimeve të Qeverisë për mbrojtjen nga Kovid-19, i inkurajojmë mediet që ta marrin video materialin dhe fotografitë të cilat menjëherë do të shpërndahen”, informojnë nga Kabineti i presidentit.