Taika me dedikim të përzemërt për Ritën: “Ishim miq, pastaj vendosëm t’i ‘komplikojmë’ gjërat por gjithçka u bë më e lehtë”


Taika Waititi ka ndarë historinë e romancës së tij me këngëtaren Rita Ora në një postim në Instagram për Ditën e Shën Valentinit. Regjisori, 46 vjeç, publikoi një fotografi të tij dhe Ritës, 31 vjeçe, të realizuar në natën e parë kur çifti u takuan.

“Fotografia e parë natën që u takuam katër vjet më parë”, shkroi ai në mbishkrimin e fotografisë, shkruan The Independent.
“Ne kemi qenë shokë që atëherë. Pastaj një vit më parë vendosëm t’i ‘komplikonim’ gjërat, por thjesht u bë më e lehtë”, shkroi regjisori me prejardhje nga Zelanda e Re.
https://www.instagram.com/p/CZ-og_WpmQ0/?utm_source=ig_embed&ig_rid=0fb8ae79-6b8e-4fa0-80ee-412435cc0c87

Ai shtoi: “Gëzuar ditën e Shën Valentinit për të dashurinë time”.
Waititi publikoi gjithashtu fotografi të tij, ku shihej duke i realizuar foto Rita Orës gjatë tapetit të kuq të MTV EMA 2021.
Ora ka shpërndarë një sërë fotografish duke shkruar: “Ne, 4 vite më parë, deri tash, faleminderit që je kaq i mirë, dhe që më argëton përgjithmonë. Urime Dita e Shën Valentinit miku më i mirë”.

Në një intervistë të fundit me The Independent, Ora – e cila filloi të takohej me regjisorin Waititi kur vendosi të ishte pjesë e “The Voice Australia” – tha: “Nuk prisja të gjeja dashurinë në Australi dhe as nuk e kërkoja atë”. Ajo tha se dëshiron ta mbajë lidhjen e saj larg vëmendjes dhe ta “mbrojë atë”.
Që nga njohja e tyre në kontinentin australian, dyshja kanë qenë të pandashëm.
https://www.instagram.com/p/CZ_RKxLrKnb/?utm_source=ig_embed&ig_rid=ade33ae7-e301-4a97-a864-c9663f11c259