Tahiri: Vlora Çitaku do të jetë pjesë e lidershipit të ri të PDK-së

hefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka bërë të ditur se Vlora Çitaku do të jetë pjesë e lidershipit të ri të PDK-së.

Tahiri në Konventën e PDK-së ku po pritet zgjedhja e kryetarit të ri të kësaj partie tha se rikthimi i saj në shtëpinë e saj në PDK është normale, pasi ajo për një periudh të caktuar ka shërbyer si ambasadore e Kosovës në SHBA.

“Çitaku gjithmonë ka qenë pjesë e PDK-së, për një përiudhë të caktuar ka shërbyer si ambasadore e Kosovës në SHBA. Rikthimi i saj në shtëpinë e saj është normale. Ajo so të jetë pjesë e lidershipit të ri të PDK-së”, tha Tahiri.

Ndryshe, në Konventë do të marrin pjesë 794 delegatë.
Sipas afatit të përcaktuar në ditën e shpalljes së zgjedhjeve, deri të enjten në ora 17:00, kandidaturën për kryetar të partisë e ka paraqitur vetëm Memli Krasniqi.
Ndërsa ish-ushtruesi i detyrës së PDK-së, Enver Hoxhaj dy ditë më parë përmes një konference për media bëri të ditur se nuk do të kandidojë për të parin e partisë.