Tahiri tregon arsyet se pse dështoi regjistrimi i vitit 2011


“Ka pasur shumë probleme dhe çështje të hapura te procesi i regjistrimit të këtij viti. Siç thash Maqedonia e Veriut e sotme doli nga një konflikt dhe realisht ajo që nuk ekziston në konceptet apo sistemet tjera politike Maqedonia gjeti një formulim të çuditshëm që për të krijuar një lloj amortizimi tek pala maqedonase e cila doli nga konflikti si palë e cila duhet të lëshonte pe, sepse ne duam nuk duam të pranojmë konflikti apo lufta e vitit 2001 përveç që ishte një përlasje midis forcat të atëhershme të pushtetit me forcat të cilat ishin në organizimi të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare ishte realisht një përplasje ndëretnike. Dhe ne nuk është se nuk mund të themi këtë sepse ka argumente të shumta se ky konflikt apo kjo përplasje ishte e tillë. Motivet ishin etnike dhe natyrisht që ngërthenin edhe këto aspekte të përplasje shqiptaro – maqedonase”, ka deklaruar Tahiri.