Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar qeverinë për keq menaxhim. Ai e ka porositur kryeministrin Albin Kurti që t’i lërë fjalët dhe të punojë.
Tahiri tha se dokumenti të cilin e ka prezantuar Qeveria Kurti është deklaratë politike.
Sipas Tahirit, programi i Qeverisë nuk ka caqe e synime specifike.
“Pas një vështrimi fillestar të programit të vonuar të Qeverisë, na është bërë shumë e qartë se Qeveria e Albin Kurtit është dorëzuar para besimit që e kanë marrë”, tha Tahiri në Kuvendin e Kosovës.
Ai u shpreh se nga dokumenti i prezantuar konstatoj është se Qeveria po e shet një deklaratë politike për program qeverisës”.
“Programi në vend së të artikuloj caqe dhe synime specifike, ajo i ik kësaj metode dhe na prezanton një rrëfim të dikastereve pa asnjë veprim dhe masë konkrete. Flet për veprime pa caqe të matshme”, u shpreh Tahiri.
“Marrëdhënia jote me shtetin dhe shoqërinë, nuk është më në baza të mendimit të lirë dhe vulnetit tuaj, ju e keni dhënë një betim para Kuvendit dhe keni marr besimin e mbi 50 per qind të popullit, vepro, puno, mos e mashtro shoqërinë e shtetin me fjalë mirë të thurrura, por kryej punë për cka ke marr besim. Deri sot, 55 ditë ki trendin më të ulët në histori të qeverisjes 20- vjeçare”, përfundoi Tahiri.