Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, nga ku ka folur edhe presidentin e Republikës, Ilir Meta.
Ai u pyet se cila ka qenë përplasja e tij me Metën ku u shpreh, se nuk dëshiron të flasë për të. Megjithatë këmbënuljes së gazetarëve ai ju përgjigj se presidenti i shpëtoi drejtësisë edhe pse u kap me bllok në dorë duke folur për “7 përqindësha”.
“Unë nuk jam si ai, i shpëtoi drejtësisë duke ndejtur në sqetullën e Saliut, me ato blloqet dhe 7 përqindëshat.
Kam menduar shumë herët që duhet të ndaheshim në koalicion nga Ilir Meta.
E kam biseduar me Ramën këtë gjë.” tha Tahiri. (TemA)