Tahiri e ash*për ndaj Vuçiqit: Duket se të mungojnë bom*bardimet e NATO-s

Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri ka reaguar ashpër pas provokimeve të Aleksander Vuçiqit, i cili postoi një hartë të Kosovës me flamurin serb në të.
Tahiri ka treguar se Vuçiq edhe më herët gjatë procesit të dialogut kishte provokuar në këtë formë.
Mirëpo, ajo thotë t’i jetë përgjigjur në një mënyrë mjaftë të ash*për, me të cilën thotë se i reagon njëjtë dhe sot.

”Duket se të mungojnë bom*bardimet e NATO-s”, thotë Tahiri se i ishte përgjigjur Vuçiqit.
”Aleksander Vuçiq vjen me provokime të reja kundër Kosovës, duke treguar bindjen e tij hegjemonike. Njëherë në Bruksel ai kishte provokuar në mënyrë të njëjtë. I isha përgjigjur duke i thënë, “duket se të mungojnë bom*bardimet e NATO-s”. I them sërish njëjtë”, ka shkruar Tahiri në twitter.