Tabanoc: Zbulohet një furgon dhe një autobus që bartnin udhëtarë jashtë Maqedonisë pa poseduar dokumente

Dje, policët e Stacionit Policor në Tabanoc në kuadër të Qendrës rajonale për punë kufitare Veri kanë kryer kontrolë në dy automjete që kanë kryer transport ndërkombëtar të udhëtarëve.

Gjatë kontrollit, siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, në furgonin “ford tranzit” me targa të Bullgarisë, me shofer T.T.(35) nga Strumica është konstatuar se vetura nuk posedon dokumentacionin adekuat për transport ndërkombëtar të udhëtarëve.

Rasti tjetër, gjatë kontrollit të autobusit me targa të Shkupit me shofer P.I.(31) nga Shkupi është konstatuar se shoferi nuk posedon dokumentacionon e kompletuar për transport ndërkombëtar të udhëtarëve dhe mallrave.
Ndaj dy veturave nga ana e Inspektoratit Shtetëror për transport është shqiptuar gjobë përkatëse.