Asgjë s’na go*det më fort se pl*agët që s’shërohen, por dehen

Fatmir Muja:
Dhe*mbja që shkaktohet nga ndarja dëshmon sa ka vlejtur takimi,
Fundi i rrugës dëshmon sa ka vlejtur rrugëtimi,
Vetëm dashuritë e thella, pla*gë të thella shkaktojnë
Germat e bashkuara për ndarjen tonë tregojnë
Fjalët tona të varfëra botën e pasurojnë
Dikujt ia thellojnë pla*gët e dikë e shërojnë
Nëse nuk bëhemi lutje, lutjet kundër nesh kthehen
Asgjë s’na go*det më fort se pla*gët që s’shërohen, por dehen
Mjafton mendimi për ndarjen që zemrën të ma thyej copë-copë
Kur ndarja të ketë ndodhur, sytë le të zbukurohen me lotë
E a ka sy që s’bëhet i bukur kur loton për ty?
A ka zemër që mund të copëtohet e të mos pikëllohet?
Ti o Pikë që me Oqeanin je takuar
Edhe një herë këtu po ndahemi të bashkuar
Edhe një herë me tokën këtu le të takohet balli
Edhe një herë mali i zemrës le të përgj*aket nga malli
Të takuarit ndahen, takimet kanë për të mbetur,
Deri në mosndarje mbetesh i përshëndetur! ~ Fatmir Muja