“Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” pyesin si do lidhet Brezovica me Kodrën e Diellit: I ndan lumi Shkumbin

Si mund të lidhet Brezovica me Kodrën e Diellit, pyesin nga iniciativa “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”, pas marrëveshjes së djeshme të nënshkruar mes Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për projektin e përbashkët të skijimit që do ta lidhe Brezovicën me Kodrën e Diellit. Pyesin se si është e mundur të premtohet diçka që nuk mund të realizohet, pasi që Qendra e skijimit nuk është e mundshme për shkak të lumit Shkumbin.

“Qendra e skijimit Kodra e Diellit dhe Brezovica në infrastrukturë rrugore janë larg diku 75 km kurse në vijë ajrore janë afër 10 km, kurse lidhja e tyre dhe funksionimi si Qendër skijimi nuk është e mundshme assesi shkaku i lumit Shkumbin! Cila është mënyra e lidhjes? Si është e mundur të premtohet diçka e cila nuk mund te realizohet? Do i lidhni vetëm në letër apo edhe në tavolinë. Këto pyetje kërkojnë vëmendje!
Ne takimin e djeshëm mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev janë nënshkruar 11 marrëveshjeve bashkëpunimi.