“Ta kanë mb*yt çikën me kejt”: Shefkie Hoxha rrëfen se si i gjeti të vr*arë shtatë anëtarët e familjes


Këto fotografi që i ruan si thesarin më të çmueshëm janë të vetmet fotografi që i kanë mbetur nga më të dashurit e saj fati i të cilëve nuk dihet tash e 20 vite. I kujton çdo ditë me lot në sy. Është kjo Shefkie Hoxha nga Marali e Komunës së Malishevës e cila në lu*ftën e fundit ka humbur vajzën me familjen e saj. Ajo kujton kohën e fundit të kaluar së bashku.

Kur e kujton çastin kur i kanë treguar për humbjen e të bijës rrënqethet e tëra dhe thotë që do kishte dashur dhe do jepte jetën që t’i kthejë prapë. Momentin kur është kthyer në shtëpi pas përfundimit të lu*ftës e kujton si një tmerr të vërtetë. Çdo gjë e shkatërruar.

‘’Për cikë teme që mu ka mby*të në lu*ftë mjera nana për ta spo di çka me thonë kur kom shku në shpi të saj e kom pa shpinë majsha ymyt që është gjallë deri sa më thanë mos u mundo mo se ta kanë mb*yt ciken me krejt. Djali i ka pas 9 vjet e gjysmë Arta 18 vjet edhe tjerat më të vogla në krejt kom pas dhimtë si në qiken teme edhe në Hamdinë” tha Hoxha.

E dëshira e saj është që të paktën t’i dijë trupat e tyre ku janë që të paktën ta ketë një vend t’u pushojë trupi i qetë. ‘’Edhe sa nuk i kanë gjete ishalla gjinden jo mos me ja ditë varrin ku e kanë më keq nuk ka’’ u shpreh ajo. E ne e lamë përsëri me lotë në sy dhe duke shpresuar që dëshira e saj dhe e shumë familjeve që ende nuk i kanë gjetur të afërmit e tyre të realizohet pasi që edhe sot e kësaj dite nuk dihet për fatin e më 1.600 personave të cilët vazhdojnë të renditen ende të pagjetur nga lu*fta e Kosovës.

Në anën tjetër organizatat që merren me çështje të të pagjeturve vazhdojnë të lobojnë që të bëhet më shumë në këtë aspekt nga Qeveria e Kosovës si dhe të përfshihen në bisedimet Kosovë-Serbi duke bërë thirrje që të hapen arkivat që do ta zbulojnë fatin e familjarëve të tyre.