Ta analizojme pak me qetesisht gjithe histerine kolektive ne vend

Fatma Haxhialiu

Ajo qe tregojne ngjarjet e ketyre diteve te fundit, fakti pse njerezit afeksionohen ne mase pas telenovelave indiane, turke, braziliane (kujtohuni per fenomenet Zhade, Ezel, Bidai,etj).
Fakti qe njerezit ndjekin ne menyre fanatike Perputhen dhe me histerizem Big Brother, vjen nga apatia sociale.

Ne kete vend nuk ka ngjarje, jeta eshte monotone, nuk ndodh asgje e re ne shtepite e shqiptareve.
Jane te njejtat halle, te njejtat diskutime, i njejti ritual…buke, shpi, gjume (pune, per ata qe e kane nje).
Diskutimet e zymta ne kafene verdallisen ose rreth politikes, ose rreth faktit sesi ky vend nuk behet…
Keto ngjarje jane nje kembane e madhe alarmi, sesi jeta kulturore eshte e vdekur, jeta sociale ne grahmat e fundit…sesi nuk ndodh asgje…
Njerezit kenaqen me pak, me aq sa kane, nuk e dine qe ka me shume, ose pertojne te kerkojne me shume, vegjetimi dhe fataliteti, eshte me i lehte.

E kur ngjarje ndodhin ne ekran, ngjarje qe prekin dhe rutinen e secilit, ngjarje qe te shkundin merzine, ngjarje qe te bejne te kesh nje qellim dite, nje bisede te re te zjarrte me te shpise, apo shoqerine, sigurisht qe te zjen gjaku.
U gjet nje motiv, te shtysh ca dite, ca muaj…te harrosh hallet; burre, vjehrre, kalama, te dalesh nga rutina jote…
Njehere eshte Zhadja, pastaj Bora-Donaldi, sot Luizi.
Te jesh pjese e protestes per Luizin (pavaresisht se nuk e ke haberin tamam se per cfare behet gjurulldia), nuk ben gje tjeter vecse te jep nje arsye per tu ndjere mire, sikur ke bere dicka me te mire sot, sesa thjesht te pije kafen e perditshme ne vendin e zakonshem, pra ke bere dicka te jashtezakonshme…
Rremuja dhe histeria e ketyre diteve tregon qartazi qe ky popull eshte i lodhur nga rutina, i shkaterruar nga merzia e nje jete pa ngjarje, ne deshperim per te gjetur motive te forta per ta shtyre dhe ca…