“Syze hallall, thanks Elvis Naçi”, nisin talljet me biznesin e Elvis Naçit

Hoxha Elvis Naçi dje njoftoi se ka hapur një dyqan për syze. Në njoftimin për hapjen e dyqanit, Naçi tha se nëse puna do iu ecën mirë do të ndërtojë edhe një shtëpi për një familje të varfër. E pas këtij postimi të tij, në rrjete sociale kanë nisur talljet me hoxhën shqiptar.

Zana Avdiu ka ironizuar me Naçin, duke pyetur nëse do të bëjë zbritje për Black Friday.
“A e ditet, a bon Elvisi zbritje per Black Friday”, ka shkruar Avdiu.

Një tjetër vajzë ka publikuar një fotografi me syze në Facebook, duke shkruar “Syze hallall, thanks Elvis Naçi”.

Edhe Safer Zogaj ka ironizuar me hoxhën.
“E kam fal sabaun e kam harru me bë dua për biznesin e Elvis Naçit. A duhet me u përsërit namazi?”, ka shkruar Zogaj.

“I blejta nipar syza te Elvis Naçi, xhennetin me sy po e shihshe”, ka shkruar një tjetër në Facebook./Express