Synohet privatizimi i Postës së Maqedonisë nga Qeveria

Qeveria synon ta privatizojë “Postën e Maqedonisë”. Në seancën e fundit, zv. kryeministri për çështje ekonomike, ministri i ekonomisë dhe drejtori i “Postës” janë angazhuar që së bashku të përgatisin studim fizibiliti për procedurën e privatizimit të kompanisë. Janë ofruar dy opsione: partneritet publiko-privat ose privatizimi i plotë.

Kryeministri Zaev tha se vendet me të cilat konkurron Maqedonia kanë postë kryesisht private kurse qëllimi është që qytetarët të kenë shërbime më të mira postare. Në të njëjtën kohë “Posta e Maqedonisë” kërkon bankë që duhet të bashkëpunojë me ta pas falimentimit të bankës “Eurostandard”. Deri më tani, tetë banka janë të interesuara që të bëjnë qarkullimin pagesor të postës shtetërore.