Sylvinho s’e konsideron largimin: Shpresoj të qëndroj edhe 10 vite te Shqipëria

Përzgjedhësi brazilian Sylvinho thotë se nuk po e konsideron largimin e mundshëm nga Shqipëria.

Tekniku brazilian drejtoi Shqipërinë në “Euro 2024”, ndërsa të hënën mbrëma u eliminuan pas humbjes nga Spanja.

I pyetur për të ardhmen, Sylvinho bëri të qartë se dëshiron të qëndrojë edhe për dekadën e ardhshme te “Kuq e Zinjtë”.

“Shorti dhe grupi ishin të vështirë. Nuk jemi mësuar të luajmë në kompeticione të tilla. Shpresoj të jem në drejtimin e kësaj Kombëtareje për 10 vitet e ardhshme”.

“Kam kaluar shumë netë pa gjumë duke ëndërruar se si duhet të luanim përballë skuadrave të tilla. Arritëm të ishim kundërshtarë dinjitozë, nuk kemi keqardhje. Urime për lojtarët, Shqipëria është krenarë me ne”.

“Synimi i Shqipërisë është të luajmë në evenimente të tilla, të arrijmë në nivele më të larta duke mësuar e duke u përmirësuar. Kemi synime të qarta, kemi lojtarët e duhur. Na pret një punë e madhe, por kemi materialin e duhur.

Ndër të tjera, Sylvinho ka deklaruar se fokusi tani është te Liga e Kombeve që nis në muajin shtator, e pastaj do të tentojnë kualifikimin në Kupën e Botës.