Sylejman Selimi: Albin Kurti ishte pjesë e UÇK-së

Gjenerali i lu*ftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi ka thënë se Albin Kurti ka qenë pjesë e UÇK-së dhe se disa herë është takuar me të.
Selimi ka thënë se nuk i pëlqen debati i cili po ndodh rreth figurave të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe që nuk është hera e parë që ndodhë një gjë e tillë.

“Normal që Albin Kurti ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës edhe ne jemi takuar disa herë gjatë lu*ftës me të”, tha ai.
“Nuk po më pëlqen debati i cili është duke ndodh disa herë me figura të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk ka qenë hera e parë dhe nuk është hera e parë që folet për individ të caktuar, në këtë rast për Albin Kurtin, tash kryeministër i Republikës së Kosovës.

Gjatë lu*ftës në vitin 1998 unë kam qenë komandant i Zonës operative – Drenicës dhe jemi takuar disa herë me disa ish bashkëlu*ftëtarë të mi, në kuadër kur jemi taku me Adem Demaçin, ka qenë edhe ai pjesë e tij dhe gjithashtu ne kemi bisedu tema të rëndësishme bashkë me Adem Demaçin, por edhe me Albin Kurtin”, u shpreh Selimi.