Syla: Shuni se ja ka nisë Albin Kurti me bo tifo për Kosovën

Gazetari Valon Syla ka shkruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është rrugës për t’u bërë kosovocentrik.
Ai ka shkruar se Kurti filloi të bëjë tifo për Kosovën, pas sukseseve të jashtëzakonshme të xhudisteve Distria Krasniqi e Nora Gjakova, të cilat fituan medalje të arta.

“Shuni se ja ka nisë Albin Kurti me bo tifo për Kosovë. Edhe naj medale, bohet krejt Kosovocentrik”, ka shkruar Syla. Kurti ka shkruar për medaljet e fituara në Lojërat Olimpike që po zhvillohen në Tokio të Japonisë. Pas suksesit të Nora Gjakovës dje, Kurti, përmes Facebookut e falenderoi Norën që ia siguroi Kosovës medaljen e dytë të artë në këto Lojëra Olimpike dhe të tretën në përgjithësi.

“DISTRIA E ARTË. Në garën e parë në Lojërat Olimpike Tokio 2020, Kosova fiton medaljen e artë. Faleminderit që po bëni krenar secilin prej nesh. Me zemër jam me ju në Tokio”, shkroi Kurti.