Syla i reagon Rekës: Ideja jote për daljen e Serbisë në det, ide e vjetër mesjetare serbe

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Gazmend Syla, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të ministrit të Integrimit Evropian Blerim Reka, i cili ka thënë se mund t’ia ofroj Serbisë korridorin për në Adriatik në negociata, duke ia mundësuar futjen edhe në Shqipëri.

Syla me këtë rast tha se kjo ide i ngjason ideve mesjetare serbe.

“Blerim Reka, ideja jote për daljen e Serbisë në det, i ngjan ëndërrave mesjetare serbe, e i ngjan edhe planeve të Grashaninit. Esat Pasha, pothuajse e realizoi këtë ide, po të mos ishte ndërhyrja austriake. Sikur një ministër minoritar të bënte deklaratë të tillë, tani më do ishte i shkarkuar. Por që një njeri intelektual, që i thotë vetes shqiptar, të flas gjëra të tilla që tejkalojnë apetitet serbe, nuk don koment.

Ndërsa ti dhe qeveria jote merreni me realizmin e ideve serbomëdha, ne sot me ndezjen e zjarrit në kodër të Vranocit, te vendi ku ranë Fetahu, Muharremi, Ardiani e Islami, (plagë për vdekje mori edhe Salihu ),kujtuam përhapjen e flakëve të lirisë, nga Prekazi, në të gjitha trojet shqiptare. Zjarr që shuajti përgjithmonë ëndërrat e Serbisë së Madhe”, ka shkruar ai në Facebook.