Syla: Glaku s’ka qenë i padijshëm me gjuajt gaz lotsjellës në Kuvend, tash bartës i listës

Publicisti Valon Syla, ka reaguar pas vendimit të fundit nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës ku la jashtë garës për deputet plotë 47 persona, në mesin e tyre edhe Albin Kurtin.

Syla ka thënë se Glauk Konjufca tani do jetë bartës i listës së Vetëvendosjes, pasi ai nuk gjuajti gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës për çështjen e demarkacionin.

“O Glauku ska qenë i pa dijshëm me gjuajt gaz lotsjellës. Ka ditë ai diçka…
Tash bartës i listës sigurisht”, shkruan Syla.