Svante Paabo merr Nobelin në Mjekësi 2022

Shkencëtari Svante Paabo suedezi i specializuar në fushën e gjenetikës evolucionare është fituesi i çmimit Nobel 2022 në Fiziologji ose Mjekësi. Ky çmim ju dha suedezit për zbulimet e tij në lidhje me zhdukjen e primatëve dhe evolucionin njerëzor.

Çmimi Nobel në mjekësi është ndër më prestigjiozët në botën shkencore dhe jepet nga Asambleja Nobel e Institutit Karlosinka të Suedisë dhe ka një vlerë prej 900.357 Dollarë. Vitin e kaluar çmimin e mjekësisë e fituan amerikanët David Julius dhe Ardem Papapotian për zbulimin e receptorëve në lëkurën e njeriut që ndiejnë temperaturën dhe prekjen duke e kthyer ndikimin fizik në impulse nervore.

Sipas Reuters, çmimet për arritjet në shkencë, letërsi dhe paqe të krijuara nga amaneti i shpikësit suedez të dinamitit, biznesmenit të pasur Alfred Nobel, janë shpërndarë që në vitin 1901, ndërsa më vonë është shtuar edhe çmimi i ekonomisë.

Pandemia e Covid-19 ka vendosur në qendër sërish kërkimin mjekësor pasi shumë presin që zhvillimi i vaksinave të cilat i kthyen një farë normaliteti botës, të shpërblehet. Megjithatë zakonisht duhen shumë vite që hulumtime të caktuara të nderohen nga komitetet e ngarkuara me zgjedhjen e fituesve, të cilët përcaktojnë vlerën e një hulumtimi mes shumë të tjerëve pretendentë. Nobeli i këtij viti shënon kthimin në Stockohlom të eventit pas një ndërprerje 2-vjeçare për shkak të pandemisë. Kjo është një ngjarje shumë e rëndësishme pas këtyre viteve distancim shoqëror./tvklan.al