Suspendohen shtatë punonjës shëndetësorë për rastin e foshnjës së vdekur në Pejë


Drejtori mjekësor në Spitalin e Pejës, Muhamet Haliti, ka thënë se për rastin e foshnjës e cila është futur në rrobalarëse në këtë spital, është suspenduar i gjithë zinxhiri përgjegjës. Ai në një përgjigje për KOHËN ka thënë se në këtë zinxhir nuk ka pasur mjekë. Haliti ka shtuar se janë njoftuar të gjitha institucionet, përfshirë Ministrinë e Shëndetësisë dhe Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

“Po, ka pasur suspendime. Punëtori që ka qenë përgjegjës për punën që ka pasur. I gjithë zinxhiri që ka qenë përgjegjës (është suspenduar v.j.). Nuk ka pasur mjekë (të suspenduar v.j.). Të gjithë janë të njoftuar, edhe Ministria edhe SHSHKUK-ja”, ka thënë ai. Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se në mesin e të suspenduarve janë shtatë punonjës të spitalit.