Surroi: Faji është i Kosovës, që Serbisë iu hapen dyert në SHBA

Shkrimtari dhe publicisti Veton Surroi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka komentuar Marrëveshjen e Uashingtonit dhe vizitën e Grenellit në Kosovë.

Ai ka thënë se pavarësisht disa gjërave pozitive marrëveshja për njohje në Uashington nuk u arrit.

Surroi ka thënë se çka do që të ketë në lidhje me zhvillimin ekonomik është e mirë por sipas tij “mijëra vende pune” përmenden vetëm kur ka zgjedhje.
Publicisti thotë se me këto negociata Serbisë iu hapën dyert në Uashington.

“Aty ky hynte Kosova më lirisht, iu hapen dyert Serbisë…Në 20 vitet e fundit adresa amerikane në regjion ishte Kosova. Tash ShBA po hap zyre në Serbi. Kjo është një spostim i interesit amerikan në rajon”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Surroi thotë se përgjegjësia për këto zhvillime është krejtësisht e Kosovës.

“Përgjegjësia është krejtësisht e jona pasi pranuam që pasi GJND legjitimoi pavarësinë e Kosovës por Kosova me presionin e Serbisë u fut në një proces negociator që ishte i paqartë. Pra ne i hapëm rrugë Serbisë që të riforcohet politikisht dhe ushtarakisht”.

Shkrimtari megjithatë thotë se kauza e Kosovës në raport me Serbinë nuk është humbur.

“SHBA nën drejtimin e Trump janë dalluar nga administratat tjera. Por nuk do të thotë se kjo administratë do të mbetet përgjithmonë”, deklaroi ndwr tw tjera Veton Surroi.