Supertalenti 16 vjeçar angazhohet në FC Shkupi

Nga FC Shkupi kanë njoftuar se 16 vjeçari Omer Sulejmani ka nënshkruar kontratën që të jetë pjesë e këti klubi.

Njoftimi i plotë:
Kryesia e klubit tonë vazhdon duke i angazhuar të rinjtë nga akademia jonë dhe duke iu dhënë mundësinë që të bëhen pjesë e ekipit të parë në skuadrën tonë.
Kësaj radhe, bëhet fjalë për sulmuesin 16-të vjeçar, Omer Sulejman, që vjen nga akademia jonë, ku që nga fëmijëria ishte pjesë e FC Shkupit.
Omer Sulejman, ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me klubin tonë dhe shprehet jashtëzakonisht I lumtur që do të jetë pjesë e ekipit të parë edhe pse në moshë të re.

“Ëndërr e realizuar për mua, që më në fund, do të bëhem pjesë e klubit tim të zemrës në ekipin e parë edhe pse në moshë të re. Është nder për mua që do të mësoj nga një trajner siç është Goce Sedloski dhe nga shumë lojtarë tjerë me eksperiencë të madhe në futboll”, tha Omeri, për faqen tonë zyrtare.