“Supermeni islandez” vendos rekord, ngriti peshën 501 kg!

Islandezi Haftor Bjernson, është njeriu i parë që ka ngritur një peshë, më shumë se 500 kilogram. Bjornson ngriti peshën prej 501 kg dhe tejkaloi rekordin e mëparshëm të britanikut Edi Holl, që ngriti peshën e 500 kg.

Islandezi Bjornson është i njohur publikut si personi që luante rolin e “Malit” në serinë e mirënjohur “Game of Thrones”.

Pasi që u ndërprenë aktivitet sportive për shkak të pandemisë “Covid 19”, vendosja e rekordit nuk ishte në ndonjë garë zyrtare, por në palestrën e sportit në Islandë.

Gjithçka është regjistruar, mirëpo ende nuk dihet se a do të pranohet kjo arritje nga Federatat Ndërkobëtare të këtij sporti.