“Sumamed” (azitromicin) tërhiqet nga tregu i lirë në vend

Antibiotiku “Sumamed” (azitromicin) është tërhequr nga shitja në tregun e lirë në vend dhe do të mund të merret vetëm me recetë nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, thonë burime brenda Ministrisë së Shëndetësisë. Kjo masë është vendosur pasi disa qytetarë kanë filluar ta blejnë atë në sasi të mëdha, edhe pse nuk ka nevojë, thotë të njëjtat burime.

Në disa studime të fundit thuhet se azitromicini në kombinim me , hidroklorikinën (ilaçin kundër malarias) është efikas në shërimin e pacientëve me koronavirus (Covid-19).

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe gjatë ditës së djeshme tha se Maqedonia e Veriut nuk posedon sasi të mjaftueshme të hidroklorikinës./Alsat