Suma e do edhe një mandat, pa fushatë (VIDEO)

Kandidati i pavarur për kryetar të Hanit të Elezit, Rufki Suma, ka vendosur që as këtë herë të mos bëjë fushatë zgjedhore.
Pretendenti për mandatin e katërt thotë se nuk mbahet mend që t’i ketë kërkuar qytetarit votë për të, dhe po sugjeron që të votojnë për kë të duan.

Kreu aktual që me këtë komunë udhëheqë tash e 12 vjet, projektet e tij thotë se kuptohen nga dëgjimet publike për miratimin e buxhetit.
Me 17 tetor, Sumën e sfidojnë Sherif Berisha nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Mehmet Ballazhi nga Partia Demokratike e Kosovës.