Sulmuesi që vrau 5 persona me shigjetë në Norvegji, ishte konvertuar në Islam

Policia në qytetin norvegjez Tonsberg mbajti një konferencë për media mbi sulmin në të cilin një danez 37-vjeçar vrau pesë persona dhe plagosi dy të tjerë në një sulm me hark dhe shigjetë. Ai vrau katër gra dhe një burrë, të gjithë midis moshës 50 dhe 70 vjeç. Asnjë nga viktimat nuk është identifikuar ende zyrtarisht, por të afërmit e të vrarëve janë njoftuar.

Sulmuesi ishte i njohur për policinë, kohë më parë ishte konvertuar në islam.
Shefi i policisë, Ole Bredrup Sæverud tha se personi i dyshuar për sulmin ishte konvertuar në Islam para ishte i njohur për policinë që më parë. Në konferencën për shtyp u konfirmua se policia kishte qenë në kontakt më parë me të nga frika e radikalizimit.

Sulmi ende nuk është klasifikuar si terrorist.
Hetimi i policisë po lëviz në disa drejtime, dhe së pari ata duan të sqarojnë nëse ishte një sulm terrorist.
“Ne nuk jemi ende të sigurt për këtë, ne nuk kemi arritur ende në atë fazë,” tha shefi i policisë.
U raportua po ashtu se kishte pasur edhe konfrontim mes 37 vjeçarit dhe policisë.