Sulmon të dashurën i riu nga Reçica e Madhe, kapet nga policia

Pjesëtarë të Policisë së Tetovës, të mërkurën mbrëma rreth orës 23 e 50 minuta kanë kryer bisedë informative me 22 vjeçarin me iniciale N.A nga Reçica e Madhe, i cili ka qenë i denoncuar nga një 21 vjeçare nga Tetova, me të cilin ka qenë në lidhje, se fizikisht e ka sulmuar.

Ai është mbajtur në stacionin policor dhe pas zbardhjes së rastit do të ketë padi adekuate.