Gjatë ditës së djeshme (06.04.2023) në orën 16:45, në komunën e Gjorçe Petrovit, zyrtarët e policisë së Gjorce Petrovit kanë ndaluar një të mitur nga Shkupi, pasi ka sulmuar fizikisht gjyshen e tij 64-vjeçare, e më pas e ka kërcënuar edhe babanë i tij me thikë në shtëpinë e tyre. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë edhe kallëzimi përkatës për të miturin në fjalë.