51 vjeçari M.M. nga Negotina e Pologut, dje (01-qershor) në ora 13:30 në SPB Tetovë ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale rreth orës 09:00, para shtëpisë së tij familjare, me mjet të mprehtë dhe armë zjarri, ka kanosur bashkëvendasin e tij G.D. (44). Gjatë ditës së sotme (02-qershor) G.D. do të thirret në Stacionin policorë për të zbardhur dhe dokumentuar rastin.