Sulmoi policin, arrestohet shkupjani në “Tabanoc”

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë sitës së djeshme në vendkalimin kufitar “Tabanoc” është arrestuar një shkupjan pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht një polic. “Me datë 11.05.2022 në ora 19.20 në vendkalimin kufitar Tabanoc, zyrtarët policorë kanë arrestuar S.V. (49) nga fshati Radishan i Shkupit, për sulm fizik ndaj zyrtarit policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, njoftojnë nga MPB duke shtuar se kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës pas dokumentimit të plot të rastit.