Gjykata Themelore në Strugë e ka dënuar me katër muaj burg profesorin nga Struga i cili në dhjetor të vitit të kaluar me boks-metali sulmoi një nxënës në shkollën e mesme “Ibrahim Temo”.
Gjykata e shpalli fajtor atë për veprën e kryer penale “dhunë” ndërsa në dënimin e shqiptuar do t’i llogaritet edhe peridha e kaluar në paraburgim, deri në aktvendimin e plotfuqishëm.