Është sulmuar seksualisht një shtetase e huaj në ashensorin e një ndërtese në Prishtinë.
Sipas saj, një i dyshuar i pa njohur fillimisht e ka përcjellë e më pas i njëjti kishte hipur në ashensor të ndërtesës së bashku me viktimën dhe të njëjtën e kishte prekur në pjesët intime dhe i kishte shkaktuar lëndime në qafë.
Gruaja ka pranuar trajtim mjekësor.
Rasti është duke u hetuar.
“Prishtine 27.02.2024, 09:35. Viktima femër shtetase e huaj , ka raportuar se deri sa ishte duke u kthyer në banesën e saj , një i dyshuar i pa njohur fillimisht e ka përcjellur e më pas i njëjti kishte hipur në ashensor të ndërtesës së bashku me viktimen dhe të njëjtën e kishte prekur në pjesët intime dhe i kishte shkaktuar lëndime në qafë (gërvishje). Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti ne procedure hetimore”, thuhet në njoftim.