Su*lmohet Qëndron Kastrati

Shefi i Shtabit të Qëndron Kastratit, Arianit Ibrahimi ka thënë se mbrëmë është su*lmuar kandidati i Partisë Socialdemokrate për kryetar të Kamenicës. Arianit Ibrahimi ka postuar në Facebook detaje se si ka ndodhur su*lmi.
Ai thotë se një grup kr*iminal i udhëhequr nga Bujar Fera dhe Besim Fera (burri i kandidatës së VV-se) kishte vendosur postbllok në Karaqevë të Poshtme.

Postimi i tij i plotë:
Mbrëm rreth orës 22:40 eshte su*lmur Qëndron Kastrati bashkë me ekip. Nje grup kr*iminal i udhehequr nga Bujar Fera dhe Besim Fera (burri i kandidates së VV-se) kishte vendosur postbllok në Karaqevë të Poshtme.

Ata kontrollonin secilën veturë që qarkullonte andej. Para se të su*lmonin kryetarin, të njëjtit kishin sulmuar fizikisht edhe mbështetësin tonë, Mehmet Shala e Albrim Kastratin, në të njëjtin postbllok.
Por me gjasë ky nuk është material i mjaftueshëm për policinë sepse të njejtit su*lmues fare nuk jane derguar në mbajtje e as nuk është shqiptuar ndonjë mas kundrejt tyre.