Sulmohet një taksist në Shkup

Policia e Maqedonisë njofton se në Shkup dje është sulmuar një taksist.

Dy udhëtarë kanë kërkuar të pijnë duhan në veturë dhe taksisti nuk i ka lejuar. Udhëtarët pasi e kanë sulmuar taksistin janë larguar në drejtim të panjohur, ndërsa shoferit i është dhënë ndihmë mjekësore.

Policia po ndërmerrë masa për zbardhjen e këtij rasti.