Mbrëmë (07-nëntor) në orën 22:20, 47-vjeçari M.M. nga Toplica e Gostivarit në SPB Tetovë ka raportuar se djali i tij i mitur rreth orës 18 në një fushë sportive në Lagjen ,,Maleardi“ në Gostivar është su*lmuar fizikisht nga 5 të mitur nga Gostivari. Sipas raportimit, përveç djalit të tij ata e kanë su*lmuar edhe shokun e tij gjithashtu i mitur nga Dobërdiolli i Gostivarit, kurse gjatë su*lmit kanë përdorur mjete prej metali dhe druri. Pesë personat e raportuar tashmë janë identifikuar dhe sot (8 nëntor) janë thirrur në Stacionin Policor të Gostivarit për zbardhjen e rastit, pas së cilës kundër tyre do të përgaditet parashtresë përkatëse.