Sulmohet në grup i mituri nga Shkupi, lëndohet rëndë nga një thikë

Më 20.11.2024, në ora 14:55, në SPB Shkup është raportuar se në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum Ohri” është sjellë me plagë thike një i mitur nga fshati Kuçevist, Shkup. Sipas raportimit, pranë Qendrës së Transportit në Shkup, ai është sulmuar fizikisht nga një grup të miturish, ku njëri prej tyre, me një mjet të mprehtë, i ka shkaktuar plagë thike. Po merren masa për zbardhjen e rastit.